Mblidhet Këshilli i Sigurimit, diskuton për Kosovën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Mblidhet Këshilli i Sigurimit, diskuton për Kosovën

11:45 | 07 Shkurt 2019

Sot do të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën.

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mblidhet sot në Neë York, për të shqyrtuar raportin e rregullt tremujor të sekretarit të përgjithshëm të OKB, Antonie Guterres për punën e UNMIK-ut në Kosovë.

Mbajtja e kësaj mbledhjeje nuk ishte e sigurt, meqë kërkesat e disa vendeve, si SHBA, Britania e Madhe e Franca, e shohin të panevojshme që ato të mbahen aq shpesh, ndryshe nga Rusia e Kina me aleatë që kërkojnë mbajtjen e tyre çdo tre muaj.

Sipas njoftimit në sajtin e OKB-së, mbledhja është caktuar për orën 15, sipas orës sonë në orën 21.

Kosovën pritet ta përfaqësojë ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, ndërsa Serbinë e përfaqëson ministri i saj i Jashtëm, Ivica Daçiq, përcjell Koha. net.

Këshilli i Sigurimit është kryesisht i shqetësuar për tensionet midis Prishtinës dhe Beogradit. Ato janë rritur muajt e fundit, mbas aprovimit të ligjit për transformimin e forcave të sigurisë në ushtri. Për këtë Këshilli i Sigurimit diskutoi më 17 dhjetor. Mbas mospranimit të Kosovës në Interpol, Kosova vendosi tarifa prej 100% mbi mallrat e importuara nga Serbia. BE dhe SHBA kanë kërkuar që ky vendim të pezullohet. Ndër elementet që përmenden në raport është edhe fillimi i pnës së dhomave speciale për krimet në Kosovë. Dy muajt e fundit zyra e Prokurorit të dhomave speciale ka bërë intervista me disa nga komandatët e ish-UÇK. Zyra e Prokurorit pritet të ngrejë paditë e para që këtë vit.

Këshilli i Sigurimit do të vazhdojë të monitorojë zbatimin e vendimeve të Kosovës për transformimin e forcave të sigurisë në ushtri, thuhet në raportin e KS. Po ashtu do të ndjekë zhvillimet për një marrëveshje përfundimtare midis Beogradit dhe Prishtinës, përfshirë korrigjimet territoriale, marrëveshje që mund të ketë efekte në vendet fqinjë dhe nxitjen e tensioneve etnike në rajon.

BE ka qenë ndërmjetësuesi kryesor i dialogut me arritjen e një marrëveshjeje më 2013, baza e të cilës është krijimi i komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës. Në disa zona ka patur përparime, por Këshilli i Sigurimit vëren mungesën e zbatimit të aspekteve kryesore të marrëveshjes.

Disa vende anëtare të KS, kryesisht ato që e kanë njohur Kosovën si shtet i pavarur, vazhdojnë të kërkojnë reduktimin e Misionit të UN në Kosovë, UNMIK. Këshilli i Sigurimit mund të marrë një propozim për të ndryshuar ciklin e raportimeve dhe ndryshimin e formatit të takimeve. Këshilli i Sigurimit mund t’i kërkojë sekretarit të Përgjithshëm të rishikojë mandatin e UNMIK.

Presidencën e Këshillit të Sigurimit këtë muaj e mban Guinea Ekuadoriale. Ndërsa anëtarë të KS janë pesë vendet e përhershme, Kina, Franca, Rusia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara dhe dhjetë të përkohshmet, Belgjika, Bregu i Fildishtë, Republika Domenikane, Gjermania, Indonezia, Kuvajti, Peruja, Polona dhe Afrika e Jugut.

Komento: