Mblidhet Komisioni për të Drejtat e Njeriut, kërkohet raportimi i Trëndafilovës

08:20 | 27 Prill 2026
mblidhet-komisioni-per-te-drejtat-e-njeriut,-kerkohet-raportimi-i-trendafiloves

Sot në ora 08:30, pritet të mblidhet Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Peticione.

Në rendin e ditës janë disa pika, përfshirë miratimin e rendit të ditës dhe shqyrtimin e draft-planit të punës së komisionit për sesionin pranveror të vitit 2026.

Gjithashtu, komisioni do të shqyrtojë dhe votojë propozimin e deputetit Artan Behrami për dërgimin e ftesës zyrtare për raportim në Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, drejtuar kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trandafilova.

Rendi i ditës:

Miratimi i rendit të ditës;

2.    Shqyrtimi i draft-planit të punës së Komisionit për sesionin pranveror të vitit 2026;

3.    Shqyrtimi dhe votimi i propozimit të deputetit Artan Behrami, për dërgimin e ftesës zyrtare për raportim në Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, drejtuar kryetares së Dhomave të Specializuara znj. Ekaterina Trandafilova;

4.    Të ndryshme.

Komento: