Mblidhet KQZ-ja, diskutojnë për kuvendin e Listës Serbe

10:48 | 14 Nëntor 2023
mblidhet-kqz-ja,-diskutojne-per-kuvendin-e-listes-serbe

Gjatë ditës së sotme pritet të mblidhet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në këtë mbledhje do të diskutohet për kuvendin zgjedhor të mbajtur ditë më parë nga Lista Serbe.

Po ashtu në këtë mbledhje pritet të diskutohen edhe shumë pika tjera

Rendi i ditës:

  1. Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së
  2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së KQZ-së nr.29
  3. Aktivitetet e Zyrës

1.Monitorimi i Kuvendit Zgjedhor të partisë politike SRPSKA LISTA;

2.Takim me zëvendës presidentin e International Republican Institute (IRI);

3.Takim me përfqësues të Komisionit të Pavarur për Media në Republikën e Kosovës;

4.Njoftim për procesin e auditimit të raporteve financiare të subjekteve politike për vitin 2021.

  1. Raportet e Këshillave të KQZ-së

3.1.Këshilli për Operacione Zgjedhore

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të Realizimit të Planit të Punës së KQZ-së, për periudhën Janar – Shtator
  2. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për projektin “Informimi dhe Edukimi i Votuesve të Rinj për Zgjedhje”
  3. Shqyrtimi dhe miratimi i Analizës gjinore dhe e moshës e lidershipit të partive politike për periudhën 2022-2023

3.2.Këshilli për Buxhet dhe Financa

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit Financiar për periudhën janar-shtator 2023.
  2. Raporti i kontratave te nënshkruara për periudhën janar – shtator 2023
  3. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të derivateve për periudhën janar-shtator 2023.
  4. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për pasuri jo financiare të KQZ-së.
  5. Të ndryshme

Komento: