Mblidhet KQZ-ja, diskutojnë për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri

09:14 | 19 January 2023

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do ta mbajë mbledhjen e radhës duke filluar nga ora 13:30.

Sipas KQZ-së, gjatë mbledhjet do të shqyrohet/miratohet procesverbali i mbledhjes Nr. 44/2022.

Në rend dite janë aktivitetet e SKQZ-së si dhe ndarja e Fondit për mbështetjen ndaj partive politike për vitin 2023.

Mes tjerash, do të shqyrtohet apo miratohet plani për informim publik rreth zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunave në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvenden e komunave në Zveçan dhe Leposaviq.

Rendi i ditës:

1. Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së

– Shqyrtimi dhe miratim i procesverbalit të mbledhjes Nr. 44/2022

2. Aktivitetet e SKQZ-së

3. Raport nga Zyra

– Miratimi i vendimit për ndarjen e Fondit për mbështetjen e subjekteve politike për
vitin 2023.

4. Raportet e Këshillave të KQZ-së

– Këshilli për Operacione Zgjedhore

– Shqyrtimi dhe miratimi i Plani për Informim publik Për zgjedhjet j jashtëzakonshme për

Kryetar të Komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe zgjedhjet e parakohshme për Kuvendet e Komunave: Zveçan dhe Leposaviq

– Shqyrtimi dhe miratimi i Projektit dhe Agjendës: Punëtoria lidhur me veprimet, objektivat
dhe aktivitetet strategjike për hartimin e Planit Strategjik 2023-2026 Këshilli par Buxhet dhe Financa – Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të buxhetit për punëtorinë: Hartimi i Planit
Strategjik 2023- 2026; Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të prokurimit për vitin 2023

– Këshilli për Çështje Ligjore

Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësim të anëtarit të Kuvendit Komunal në Pejë

Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë

– Shqyrtimi dhe miratimi i pjesëmarrjes në punëtorinë e organizuar nga OSBE/ODIHR për Reformën Zgjedhore në Ballkanin Perëndimor në Varshavë. – Njoftim nga A-WEB-i lidhur me përdorimin e tarifave të anëtarësisë.

5. Të ndryshme

Komento: