Mblidhet KQZ-ja, ky është rendi i ditës

08:22 | 25 Korrik 2023
mblidhet-kqz-ja,-ky-eshte-rendi-i-dites

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbaj sot mbledhjen e radhës.

Më rend dite është edhe shqyrtimi dhe miratimi i agjësimit të materialit zgjedhor të zgjedhjeve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe zgjedhjet e parakohshme për Kuvendet e Komunave: Zveçan dhe Leposaviq.

Rendi i ditës:

Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes nr. 21/2023

Raportet e Këshillave të KQZ-së

Këshilli për Operacione Zgjedhore

Shqyrtimi dhe miratimi i Asgjësimit/Shkatërrimit të materialit zgjedhor të zgjedhjeve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe zgjedhjet e parakohshme për Kuvendet e Komunave: Zveçan dhe Leposaviq

-Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për realizmin e planit të punës të KQZ-së si dhe shtojca – “ Raport i Realizimit të Planit të Punës, për periudhën janar-qershor 2023

Këshilli për Buxhet dhe Financa

Shqyrtimi dhe miratimi i raportit financiar për periudhën janar- qershor 2023

Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të shpenzimeve të derivateve janar- qershor 2023

Këshilli për personel

–Njoftim nga këshilli për personel

 

Komento: