Mblidhet Kryesia e Kuvendit, ja për çfarë do të diskutojë

10:44 | 01 March 2019

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, vendoset për seancën e jashtëzakonshme.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet pas pak për të mbajtur mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje do të vendoset për kërkesën e 44 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme.

Sipas njoftimit, mbledhja do të mbahet nga ora 11:00.

Seanca e jashtëzakonshme është thirrur për shpenzimet e pakontrolluara të Qeverisë.

Kujtojmë se dje Kuvendi i Kosovës mbajti një seancë, në të cilën ishin paraparë 47 pika të rendit të ditës.

Komento: