
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës këtë të shtune është mbledhur në selinë e këtij subjekti në Prishtinë.
Në këtë mbledhje të LDK-së do të diskutohet edhe emri i kandidatit për kryeministër nga radhët e partisë që drejton ish-kryeministri Mustafa.
Mbledhja e cila ka filluar nga ora 10:00 është duke vazhduar të mbahet akoma.
Gjithë këto zhvillime vijnë pas rrëzimit të Qeverisë Hoti nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që konstatoi se vota e deputetit Etem Arifi pro qeverisë së drejtuar nga LDK ka qenë e pavlefshme.
Vendi pritet të mësojë datën e zgjedhjeve të reja posa të dalë aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese. Një gjë të tillë e ka thënë u.d e presidentes, Vjosa Osmani.