Opozita po kërkon rrëzimin e Qerverisë Haradinaj.
Lidhja Demokratike e Kosovës ditë më parë inicioi mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj.
Ditë më parë, deputetë të kësaj partie njoftuan se i kanë mbledhur 58 nënshkrime për rrëzimin e qeverisë.
E sot, për të diskutuar për këtë, Kryesia e LDK-së është duke mbajtur një mbledhje ku po marrin pjesë kryetari Isa Mustafa, nënkryetarët dhe anëtarët e tjerë të partisë.
“Duke ndodhur tani: mbledhja e Kryesisë së LDK-së. Diskutohet për ecurinë e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë dhe procesi i zgjedhjeve të brendshme të LDK-së” thuhet në njoftimin e LDK-së.