Mblidhet kryesia e OVL- UÇK-së

16:24 | 25 Shtator 2020

Ka nisur mbledhja e kryesisë së OVL- UÇK-së.

Ka nisur mbledhja e kryesisë së OVL-UÇK-së. Kryesia u mblodh pas arrestimit të kryetarit të kësaj organizate, Hysni Gucati.

Në këtë mbledhje po merr pjesë edhe nënkryetari OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj.
Aksioni i bastisjeve po vazhdon ende në ambientet e organizatës së veteranëve të luftës. Në këtë mbledhje pritet të vendoset për hapat qe do i ndërmarrin pas aksionit të sotëm të EULEX-it në zyrat e OVL UÇK-së.

Takimi po mbahet në një lokal përballë ndërtesës ku ndodhet objekti i organizatës së veteranëve të luftës.

Komento: