Mblidhet Kuvendi i Kosovës, ja çka pritet të diskutohet

08:30 | 12 Prill 2022

Mblidhet Kuvendi, deputetët debatojnë sot për politikën e jashtme

.

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë me fillim prej orës 13:00.

Deputetët do të diskutojnë vetëm për një pikë të rendit të ditës: Debat parlamentar për politikën e jashtme.

Ky debat është kërkuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe është paraparë të mbahej javën e kaluar por dështoi për shkak të mungesës së kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Jashtme, Donika Gërvalla.

Komento: