Mblidhet paria e LDK’së a do të merren vesh për Kryetarin?
Sot prej orës 13:30, pritet të fillojë mbledhja e Kryesisë së LDK-së ku do të diskutohet rreth Kuvendit Zgjedhor që do të mbahet të shtunën me 3 gusht.
Kjo mbledhje do të kryesohet nga kryetari i partisë, Isa Mustafa, ndërsa do të mbahet në selinë qendrore të LDK-së.
Para zyrës së LDK-së kanë mbërritur Kryetari i Istogut dhe nënkryetari i Partisë Haki Rugova, dhe deputeti i LDK-së Ismet Beqiri.
Në këtë mbledhje të Kryesisë priten edhe të diskutohet për kandidatët e mundshëm që do të kandidojnë për Kryetar të partisë më të vjetër në Kosovë.