Mblidhet nesër Kryesia e Kuvendit

15:46 | 10 Mars 2020

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit.

Nesër do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës, është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

Mbledhja do të fillojë në ora 12:00, derisa në rend të ditës janë katër pika.

Do të bëhet, miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme, konstituimi i Forumit për Transparencë Parlamentare, shqyrtimi i kërkesave dhe i propozimeve, njoftimi për zhvendosjen e datave për mbajtjen e takimit të SEECP.

Komento: