Mblidhet PDK-ja

12:47 | 22 Janar 2020

PDK mbledh kryesinë e re.

Kryesia e re e Partisë Demokratike të Kosovës është mbledhur për herë të parë që nga zgjedhja e saj.

Në këtë mbledhje po diskutohen çështjet e brendshme të partisë dhe aktualiteti politik në vend si dhe qëndrimet e partisë.

Pas mbledhjes, PDK tha se do të deklarohen përmes një komunikate për media.

Ndryshe, e njëjta parti sot pati reagim për vendimin në rastin “Syri i Popullit” ku lideri i këtij subjekti Kadri Veseli ka qenë dëshmitar. Ata e quajtën dënimin si një lajm të mirë për qytetarët, drejtësinë dhe sigurinë në Kosovë.

Për më tepër, PDK kërkon nga Lëvizja Vetëvendosje që të distancohet nga ky grup terr’ orist.

Komento: