Mblidhet Qeveria, ja çka diskutohet

08:05 | 12 February 2019

Qeveria e Kosovës do të mbaj sot mbledhjen e saj të rregullt javore.

Kryeministri Ramush Haradinaj do t’i mbledhë sot gjatë ditës ministrat në mbledhjen e rregullt javore të Qeverisë.

Mbledhja do të mbahet në orën 14:00.

Në rend të ditës, janë gjithsej katërmbëdhjetë pika dhe do të diskutohet për themelimin e Qendrës së Holokaustit shqiptar “Bllacë 1999”.

Gjithashtu, do të shqyrtohet propozim-vendimi për rritjen e numrit të Këshilltarëve në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

Do të edhe propozim vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për aktivitetet për rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë.

Komento: