Mblidhet Qeveria, ky është rendi i ditës

09:14 | 24 May 2023

Qeveria e Kosovës sot do ta mbajë mbledhjen e radhës.

Kurti me ministrat e tij do të mblidhen në ora 11:00, në ndërtesën e Qeverisë.

Në rend të ditës në mbledhjen e sotme është shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e 12 qershorit, Ditës së Çlirimit të Kosovës dhe shënimin e 10 qershorit, përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit, shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e Këshillit Ndërministror për Kontroll të Duhanit, Shqyrtimi i Kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë për mbylljen e Emergjencës së Shëndetit Publik, Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e masës 4.4- Mbështetja e Sigurisë së Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Në rend të ditës po ashtu është edhe shqyrtimi i Propozim-vendimit për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, për nënshkrimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e BE-së Qytetarët, Barazia, të Drejtat dhe Vlerat (ZKM), shqyrtimi i Nismës për lidhjen e Marrëveshjes financiare trepalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III për vitet 2021-2027 (ZKM), Shqyrtimi i Nismës për lidhjen e Marrëveshjes financiare trepalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës, Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III për vitet 2021-2027 (ZKM), Shqyrtimi i Nismës për lidhjen e Marrëveshjes financiare trepalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës, Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III për vitet 2021-2027 (ZKM)

Në agjendën e kryeministrit Kurti për të mërkurën është edhe pjesëmarrja në konferencën “Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë”, që mbahet para mbledhjes, në orën 09:20.

Komento: