
Sot, mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës, por nuk është bërë e ditur se cili do të jetë rendi i ditës.
Kjo mbledhje do të udhëhiqet nga Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi.
Arsyeja është se kryeministri Albin Kurti, po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mbledhja do të mbahet në ndërtesën e qeverisë, në orën 10:00.