Mblidhet sot KQZ, pas shtyrjes së zgjedhjeve në veri

08:53 | 11 Dhjetor 2022

KQZ sot mban mbledhje, pas shtyrjes së zgjedhjeve në veri.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhje, pas vendimit të presidentes Vjosa Osmani për shtyrjen e datës së zgjedhjeve në katër komunat veriore, për datën 23 prill.

Mbledhja do të mbahet nga ora 11:00, njofton Klankosova.

Zëdhënës i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se do të diskutohen hapat e nevojshëm në këto rrethana që ndërlidhen me ndërprerjen apo pezullimin e aktiviteteve përgatitore.

Komento: