Mblidhet sot Kuvendi, ky është rendi i ditës

09:10 | 07 Prill 2022

Kuvendi sot mban seancë, në rend dite shqyrtimi i ligjit për zyrtarët publikë.

Kuvendi i Kosovës sot mban seancën e radhës.

Në këtë seancë, pritet shqyrtimi i projektligjit për Këshillin Prokurorial, për ndryshimin e ligjit për procedurë përmbarimore si dhe shqyrtimi i ligjit për zyrtarë publikë.

Po ashtu në rend të ditës do të jetë edhe: Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së 2022 – 2026 dhe shqyrtimi i ndryshim-plotësimit të Ligjit për Këshillin Prokurorial.

Seanca mbahet me fillim nga ora 10:00.

Komento: