MBPZhR dhe UNDP bashkëpunojnë për përkrahjen e grave fermere

15:21 | 15 July 2019

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic, ka takuar përfaqësuesen kryesore të UNDP-së, në Kosovë, Maria Suokko, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy institucioneve, si dhe për projektet e shumta, të cilat pritet të realizohen në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Ministrja e ka njoftuar atë për investimet e MBPZhR-së që do të realizohen gjatë këtij viti në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, si dhe për gjitha projektet tjera që për qëllim kanë fuqizimin e sektorit të bujqësisë në vend.

Ndër të tjera, ministrja Zivic theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të mëtejmë me qëllim të mbështetjes së grave fermere, veçanërisht të atyre në zonat rurale.

“Ofrimi i mbështetjes për gratë në zonat rurale është një hap i rëndësishëm drejt pavarësisë së tyre dhe për të rritur cilësinë e jetës së tyre dhe konsideroj se ndihma është e nevojshme për të certifikuar prodhimet e tyre, duke ua lehtësuar kështu marketingun për produktet e tyre bujqësore“, tha ministrja.

Përfaqësuesja kryesore e UNDP-së, Maria Suokko ka theksuar rëndësinë për mbështetjen e grave fermere, duke shtuar me këtë rast se krahas kësaj do të vazhdojnë ta mbështesin sektorin e bujqësisë në ngritjen e kapaciteteve.

Komento: