Në përfundim të fazës së parë të projektit njëvjeçar “Mishngrënësit e mëdhenj në Evropën Qendrore dhe Juglindore – lidhshmëria dhe bashkëjetesa me njerëzit”, WWF Adria dhe Ecopana në Kosovë, në bashkëpunim me MBPZHR-në dhe MMPHI, kanë organizuar ceremoni e dorëzimit të pajisjeve për Ekipin Intervenues dhe Masat Preventive.
Me këtë rast ministri i MBPZHR-së Faton Peci ka nënshkruar kontratën me WWF Adria dhe Ecopana në Kosovë, për donacion si dhe dorëzimi zyrtar i pajisjeve për ekipin intervenues.
Kjo ceremoni shënon themelimin e parë të një ekipi të specializuar dhe organi koordinues për menaxhimin e konflikteve ndërmjet njerëzve dhe mishngrënësve të mëdhenj në Kosovë.