Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka vazhduar edhe këtë vit në ruajtjen dhe përpunimin e prodhimeve bujqësore, si dhe në ngritjen e vreshtave të reja dhe fermave për pul.
Zëvendësministri i MBPZHR-së, Mevludin Krasniqi, përmes rrjetit të tij social, ka bërë të ditur se kjo ministri ka mbështetur përmes granteve investive 74 projekte për ruajtjen dhe përpunimin e pemëve dhe perimeve, si dhe ka ngritur vreshta të reja dhe femra të reja të pulave.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të zëvendësministrit Krasniqi:
MBPZHR përmes granteve investive ka mbështetur edhe 74projekte për ruajtjen pemëve dhe perimeve, përpunimin e prodhimeve bujqësore, ngritjen e vreshtave të reja si dhe ngritjen e fermave për pula!
29projekte – depo për ruajtjen e pemëve dhe perimeve.
33projekte- përpunimi i prodhimeve bujqësore në ekonomi familjare.
18projekte- sektori i rrushit, ngritja e vreshtave dhe infrastruktura përcjellëse.
4projekte- sektori i vezëve, stalla dhe infrastrukturë