MBPZHR përkrahë 74 projekte bujqësore përmes granteve investive – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

MBPZHR përkrahë 74 projekte bujqësore përmes granteve investive

23:28 | 11 Mars 2019

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka vazhduar edhe këtë vit në ruajtjen dhe përpunimin e prodhimeve bujqësore, si dhe në ngritjen e vreshtave të reja dhe fermave për pul.

Zëvendësministri i MBPZHR-së, Mevludin Krasniqi, përmes rrjetit të tij social, ka bërë të ditur se kjo ministri ka mbështetur përmes granteve investive 74 projekte për ruajtjen dhe përpunimin e pemëve dhe perimeve, si dhe ka ngritur vreshta të reja dhe femra të reja të pulave.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të zëvendësministrit Krasniqi:

MBPZHR përmes granteve investive ka mbështetur edhe 74projekte për ruajtjen pemëve dhe perimeve, përpunimin e prodhimeve bujqësore, ngritjen e vreshtave të reja si dhe ngritjen e fermave për pula!

29projekte – depo për ruajtjen e pemëve dhe perimeve.

33projekte- përpunimi i prodhimeve bujqësore në ekonomi familjare.

18projekte- sektori i rrushit, ngritja e vreshtave dhe infrastruktura përcjellëse.

4projekte- sektori i vezëve, stalla dhe infrastrukturë

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!