Mbrëmë në Prishtinë u vodhën 25 mijë euro

11:17 | 18 March 2019

25 mijë euro u vodhën mbrëmë në parkingun e një qendre tregtare në Prishtinë.

Një grabitje ka ndodhur gjatë pasdites së djeshme në parkingun e një qendre tregtare në zonën industriale e cila ndodhet në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

E përgjatë kësaj grabitje, të dyshuarit kanë arritur të marrin rreth 25 mijë euro.

“Dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë punëtorë të sigurimit të një kompanie, kanë raportuar se derisa ishin duke transportuar pazarin ditor janë sulmuar nga dy të dyshuar të panjohur të maskuar dhe nën kërcënimin e arm ëve kanë grabitur rreth 25000 euro. Të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar me një veturë në drejtim të panjohur”, shtohet tutje në raportin e policisë.

Komento: