“Mbrëmë publiku u mashtrua”, Drenori – Rrustemit: Të gjithë kemi menduar se do të zgjidhej president

23:30 | 06 Mars 2026
“mbreme-publiku-u-mashtrua”,-drenori-–-rrustemit:-te-gjithe-kemi-menduar-se-do-te-zgjidhej-president

Debati në emisionin “Adresa” ka vazhduar në mes të komentatorit politik Xhavit Drenori dhe deputetit të VV-së, Adnan Rrustemi.

Drenori iu është drejtuar Rrustemit se mbrëmë Vetëvendosja e ka mashtruar popullin e Kosovës duke menduar se do të zgjedhej presidenti, raporton Gazeta10.

“Ne menduam se do të zgjidhej problem dhe po e zgjedhim presidentin në këtë afat prej popullit, shumica e deputetëve që janë në atë komision nuk e kanë ditë atë gjë, na u mashtrum publiku u mashtru”, tha Drenori.

Derisa Rrustemi është përgjigjur se kjo ishte në funksion të zgjedhjes së ngërcit politik.

“Ne kemi mbajtë qëndrim dhe e kemi konsideru që edhe iniciativa edhe procedimi është në funksion të zgjidhjes së ngërcit politik”, tha Rrustemi.

Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë./Gazeta10

Komento: