Mbrëmë u bë baba, ish-burri i Sasës organizoi një festë shumë të madhe

17:48 | 31 Dhjetor 2020

Aktorja e mirënjohur, Adriana Matoshi po bëhet çdo ditë e më shumë një ndër më të pëlqyerat e publikut.

Edhe pse filloi karrierën qysh moti, është roli i ‘Sasës’ në serialin ‘O sa mirë’ që po e bën gjithnjë e më të popullarizuar, shkruan ORAinfo.

‘Sasa’ është tejet e komentuar edhe për jetën e saj private ku jeton me katër fëmijët e saj dhe e ndarë nga burri.

E ish burri i saj ka filluar jetën me një tjetër të dashur, e çdo herë paraqiten të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Përmes postimit të fundit ai ka treguar se janë bërë prindër për herë të parë.

E sonte përmes një fotografie Alberti tregoi se ka organizuar një festë për lindjen e foshnjës./ORAinfo/

Komento: