Mbrëmë u mblodh qeveria, u morën tre vendime

12:38 | 19 November 2024
mbreme-u-mblodh-qeveria,-u-moren-tre-vendime

Qeveria e Republikës së Kosovës njofton se ka mbajtur mbrëmë një mbledhje elektronike në të cilën ka:

  • Ndryshuar dhe plotësuar  vendimin e Qeverisë Nr.10/226 të datës 23 tetor 2024 për emërimin e Komisionit Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë për Barazi Gjinore, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
  • Ndarë mjeteve buxhetore Komunës së Kamenicës për organizimin e vizitës ne Belfast më qëllim të promovimit të sistemit të arsimit të përbashkët ndërmjet komuniteteve dhe shkëmbimit të përvojave
  • Aprovuar e Kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme për transfer dhe rialokim të mjeteve buxhetore deri nën 25% të ndarjes së ndikuar negativisht në total të kategorive të shpenzimeve për vitin 2024.

Komento: