Mbrëmë u pezullua transferimi i tij në Kinë, por çka po ndodh sot me Hamsik? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Mbrëmë u pezullua transferimi i tij në Kinë, por çka po ndodh sot me Hamsik?

12:42 | 07 Shkurt 2019

Kur të gjithë prisnin zyrtarizimin e Marek Hamsik të ekipi nga Kina, Napoli doli me një njoftim shokues, duke njoftuar se transferimi i yllit sllovak në Kinë ishte pezulluar.

Kjo pasi sipas Napolit, klubi kinez nuk i kishte respektuar kushtet e marrëveshjes.

Pas dështimi të këtij transferi, sot pritej që lojtari të paraqitej në stërvitje të Napoli. Por kjo gjë nuk ka ndodhur. Kjo ka habitur medait italiane.

Sky Sport Italia është një nga disa burime që raportojnë se mesfushori mungonte në stërvitje këtë mëngjes, pavarësisht se pritej që ai të paraqitej aty.

Avokati i klubit Mattia Grassani i tha Tuttosport se “Kushtet, kushtet dhe garancitë [e transferimit të Hamsik-ut] nuk janë respektuar, por janë ndryshuar”.

Amendamenti lidhet me Dalianin që preferon të huazojë sllovakin me detyrim për të blerë, në vend të blerjes së tij të plotë. /ORAinfo/

Komento: