Mbretëresha e këtij shteti vdes nga koronavirusi

15:09 | 09 Korrik 2020

Mbretëresha e Afrikës së Jugut vdes nga Covid-19.

Një familje mbretërore në Afrikën e Jugut ka konfirmuar vdekjen e mbretëreshës Noloyiso Sandile nga Covid-19.

Ajo ishte motra e monarkut aktual të Zulit, mbretit Goodwill Zwelithini.

Presidenti Cyril Ramaphosa e përshkroi atë si “një bastion të vlerave tradicionale dhe një udhëheqëse frymëzuese dhe parimore e popullit të saj”, duke thënë se ajo kishte luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e mbretërisë së saj në Kepin Lindor, raporton BBC, transmeton KK.

Afrika e Jugut ka shtatë monarkë të njohur zyrtarisht që përfaqësojnë grupe dhe klane të ndryshme etnike.

Komento: