Mbretëria e Bashkuar organizon takim të 35 vendeve për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

16:50 | 01 Prill 2026
mbreteria-e-bashkuar-organizon-takim-te-35-vendeve-per-rihapjen-e-ngushtices-se-hormuzit

Sekretarja e Jashtme britanike, Yvette Cooper do të organizojë nesër një takim virtual me rreth 35 vende.

Ky takim do të mbahet për të diskutuar rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një nga kanalet më të ngarkuara të transportit të naftës në botë, raporton BBC.

Irani e ka bllokuar ngushticën, që kur ShBA-të dhe Izraeli sulmuan vendin më 28 shkurt dhe si rezultat, çmimet globale janë rritur. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer tha se mënyra më e mirë për të adresuar këto gjëra, është të përpjekja për uljen e tensioneve dhe të sigurohet rihapja e ngushticës.

Komento: