
Forcat Ajrore Mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar rrëzuan “dronë të shumtë iranianë” gjatë natës, thotë Ministria e Mbrojtjes në një përditësim, ka raportuar BBC.
Ministria thotë se avionët luftarakë Typhoon dhe F-35 të Mbretërisë së Bashkuar vazhdojnë misionet e tyre mbrojtëse mbi Mesdheun Lindor, Jordaninë, Bahreinin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, mbështetën avionët e furnizimit me karburant ajër-ajër Voyager të RAF dhe helikopterët Merlin dhe Wildcat të Marinës Mbretërore.
Ajo shton se “masat e mbrojtjes së forcave në rajon vazhdojnë të jenë në nivelet më të larta” dhe se po “vazhdon të punojë ngushtë” me aleatët e saj.