Real Madrid është shpallur për herë të katërt dhe të tretën radhazi kampion i botës për klube.
‘Galaktikët’ mposhtën lehtësisht në finale ekipin e Al Ain, me rezultat 4 me 1.
Zhvillohej minuta e 14′ kur fituesi i ‘Topit të Artë’ Luka Modric me një goditje potente i dha epërsinë Realit.
Në vazhdimin e pjesës së parë nuk pati ndryshim në rezultat, përveç dominimit të ekipit të Solarit.
Minuta e 60′ solli edhe golin e dytë. Edhe ky gol ishte një kryevepër, pasi Marcos Llorente goditi mirë një top të kthyer nga goditja e këndit dhe shënoi për 2 me 0.
Në listën e realizatorëve nuk mund të mungonte kapiteni ikonik Sergio Ramos që shënoi për 3 me o.
Shiotani pak para fundit shënoi golin e nderit për ekipin arab. Al Ain shënoi edhe një gol tjetër në fund me Nader, por në portën e gabuar për rezultatin 4 me 1.
Ky ishte trofeu i parë për trajnerin Santiago Solari.