
Kandidati për deputet nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje Agim Bahtiri në një lidhje të drejtpërdrejt më emisionin special të zgjedhjeve në Kanal10 ka thënë se Vetëvendosja do të vendoset në krye të shtetit.
Ai ka thënë se Kurti do të jetë kryeministri i Kosovës, sepse ai është “mbreti i shqiptarisë”, raporton Gazeta10.
“Prej kur ka nis fushata unë kom thonë që Vetëvendosja do t’i marrë 52 % të votave, përshkak se vetë Opozita e ka pru në këtë situatë, Kurti do të jetë kryeministër është epoka e tij, ai është “mbreti i shqiptarisë”, tha ai në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10