Mbreti i Spanjës i del në ndihmë Papa Leos pas prishjes së aeroplanit me të cilin planifikohej të fluturonte

21:35 | 13 Qershor 2026
mbreti-i-spanjes-i-del-ne-ndihme-papa-leos-pas-prishjes-se-aeroplanit-me-te-cilin-planifikohej-te-fluturonte

Papa Leo XIV ka udhëtuar për në Romë me avionin e mbretit të Spanjës Felipe VI i Spanjës, pasi një defekt teknik bllokoi fluturimin e planifikuar të kompanisë Iberia.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Papa kishte mbërritur në aeroportin e Tenerifes pas një vizite në zonë, por pak para ngritjes së avionit u raportua një problem teknik, për shkak të erërave të forta dhe kontrolleve të sigurisë. Për këtë arsye, fluturimi u pezullua dhe pasagjerët u detyruan të zbresin.

Më pas, Papa dhe delegacioni i Vatikanit u vendosën në sallën VIP të aeroportit. Ndërkohë, mbreti Felipe VI ofroi një avion Falcon për Papën, i cili u nis nga Tenerife dhe u ul në Romë rreth orës 23:00.

Ndërsa stafi i Selisë së Shenjtë dhe 80 gazetarët që e shoqëruan në udhëtim u kthyen me një avion tjetër që Iberia vuri në dispozicion pas problemit të hasur në fluturimin e planifikuar fillimisht për kthimin në Itali.

Komento: