Sipas asaj që është raportuar nga gazeta angleze Mirror, Manchester United është bashkuar me garën për mesfushorin francez të PSG, Adrien Rabiot.
Kontrata e Rabiot me kampionët e Ligue 1 skadon në verë dhe mendohet se ai ishte afër një lëvizjeje në FC Barcelona; para se gjigantët katalanas të blinin mesfushorin Ajax Frenkie De Jong – duke i dhënë fund planeve të tyre për të nënshkruar Rabiot përcjell ORAinfo.
Arsenali, Tottenhami, Liverpooli, AC Milan dhe Juventusi janë lidhur të gjithë me francezin; por Manchester United pothuajse me siguri do të ketë fonde të lira për të përfunduar një lëvizje për të. Kërkesat e pagës së Rabiot do të jenë të larta, por Manchester United ka hapësirë dhe para. /ORAinfo/