Mbrojtësi i Napolit ‘çmend’ klubet e mëdha, ja shuma marramendëse që do të paguhet – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Mbrojtësi i Napolit ‘çmend’ klubet e mëdha, ja shuma marramendëse që do të paguhet

21:15 | 15 Prill 2019

Koulibaly i sakrifikuari i Napolit.

Kalidou Koulibaly mund të bëhet këtë verë mbrojtësi më i shtrenjtë në botë.

Mbrojtësi i Napolit ka çmendur skuadrat më të mëdha në Europë, si Bayern Mynih në Gjermani, Manchester City e Manchester United në Angli si dhe Barcelona e Real Madrid në Spanjë.

Mes tyre pritet të nisë një ankand, që mund ta çojë ofertën për mbrojtësin 27-vjeçar deri në 130 milionë euro.

Kjo është edhe shifra që presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis kërkon për mbrojtësin senegalez, për ta lënë të lirë.

Një sakrificë e nevojshme edhe për Napolin për të siguruar paratë për blerje të tjera “big”.

Një shumë vërtet marramendëse për një mbrojtës, më shumë se një sulmues, që do të trondiste merkaton e futbollit, gjithnjë e më shumë drejt shifrave të larta për transferimin e yjeve të futbollit.

Koulibaly mund të jetë një prej tyre, që do të paguhet 8 milionë euro në sezon nga skuadra e tij e re.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!