Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson fiton betejën e parë ligjore të Ukrainës kundër Rusisë në Gjykatë.
Rusia ka shkelur të drejtat e njeriut në Ukrainë dhe tani e tutje do të ndiqet edhe penalisht për këtë.
Ky është përfundimi i fundit i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg dhe një fitore për Ukrainën në luftën e saj të gjatë dhe të përgjakshme prej shumë vitesh ndaj Rusisë.
“Gjyqtarët e të drejtave të njeriut kanë thënë se rastet kundër Rusisë për rrëzimin e avionit MH17 dhe krime të tjera të supozuara të luftës mund të ndiqen pernalisht, pasi ata vendosën se zonat e kontrolluara nga separatistët në Ukrainën lindore ishin nën kontrollin efektiv të Federatës Ruse” raporton prestigjiozja britanike, The Guardian, duke cituar vendimin e Gjykatës, të mërkurën.
Rusia kishte apeluar duke argumentuar para gjykatës në Strasburg se vendi i saj nuk është subjekt i kësaj gjykate pas përjashtimit nga Këshilli i Evropës.
Ukraina dhe Holanda në këtë rast janë përfaqësuar nga avokati i njohur ndërkombëtar, Ben Emmerson i cili arriti ta bind gjykatën për një vendim ndryshe – në favor të Ukrainës.
Me këtë vendim, Emmerson i ka dhënë fitoren më të madhe ligjore Ukrainës që nga viti 2014 kur filluan sulmet ruse në territoret e kontestuara.
Ben Emmerson, avokati ndërkombëtar i Qeverisë së Ukrainës tha se “vendimi i Gjykatës tregoi që Presidenti Putin nuk mund t’i ikë dorës së zgjatur të ligjit ndërkombëtar”.
Avokati i mirënjohur, Ben Emmerson është edhe avokat i ish-kryekuvendarit Kadri Veseli në Dhomat e Specializuara në Hagë ku mbron të drejtën e tij dhe luftën e UÇK-së.
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka vendos përfundimisht që ta bëj të pranueshëm rastin “Ukraina dhe Holanda kundër Rusisë” duke gjetur këto argumente.
“Gjykata e Strasburgut arriti në të njëjtat përfundime në lidhje me kërkesat e qeverisë së Ukrainës në lidhje me konfliktin në Donbas, duke përfshirë sulmet e supozuara të paligjshme ushtarake kundër civilëve, torturat ndaj civilëve dhe ushtarëve ukrainas”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Gjykatës së Strasburgut.