Mbrojtja e Krasniqit: Lëreni këtë zotëri 75-vjeçar të kthehet te familja e vet, s’ka prova për akuzat

14:55 | 13 Shkurt 2026
mbrojtja-e-krasniqit:-lereni-kete-zoteri-75-vjecar-te-kthehet-te-familja-e-vet,-s’ka-prova-per-akuzat

Mbrojtja e Jakup Krasniqit në fjalën përfundimtare në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka kërkuar shpalljen e tij të pafajshëm për të gjitha akuzat e ngritura nga Prokuroria e Specializuar, raporton Ekonomia Online.

Avokatja kryesore e mbrojtjes, Venkateswari Alagendra, në hyrje të deklaratës së saj para trupit gjykues, theksoi se pretendimet e mëhershme të përfshira në disa raporte, sipas saj, kanë qenë “hiperbolike” dhe nuk kanë rezultuar në akuza konkrete.Ajo nënvizoi se në këtë proces gjyqësor nuk ka asnjë akuzë për trafikim organesh dhe se raportet e përmendura nuk përmbajnë pretendime për vepra penale të kryera nga Krasniqi.“Shumë prej pretendimeve hiperbolike të përfshira në atë raport nuk kanë çuar në ngritjen e akuzave. Siç e dini, nuk keni asnjë akuzë për trafikim organesh këtu para kësaj gjykate, dhe ky raport nuk përfshin asnjë pretendim për vepër penale të kryer nga Jakup Krasniqi.Një gjë është e qartë, para pesë vitesh, Jakup Krasniqi është arrestuar dhe i është hequr liria. Ai ka qëndruar në objektin e paraburgimit për 1,126 ditë, larg bashkëshortes së tij, katër fëmijëve dhe njëmbëdhjetë nipërve e mbesave.Ne me respekt parashtrojmë që ju, i nderuar gjykatës, të merrni vendim pafajësie për të gjitha akuzat e ngritura ndaj Jakup Krasniqit. Në fund të parashtrimit do t’ju bëjmë thirrje që, duke u mbështetur në prova, ta shpallni të pafajshëm z. Krasniqin. Lejojeni këtë 75-vjeçar të kthehet te familja e tij dhe të kalojë vitet që i ka caktuar Zoti pranë familjes”, tha Alagendra.

Komento: