Mbrojtja e Pjetër Shalës kërkon që provat në mbështetje të aktakuzës t’u vihen në dispozicion

12:36 | 23 Prill 2021

Konferenca për rastin e Pjetër Shalës, mbrojtja kërkon që provat në mbështetje të aktakuzës t’u vihen në dispozicion.

Sot është duke u mbajtur paraqitja e parë e Pjetër Shalës në Gjykatën Speciale.

Në fillim të seancës atij i është lexuar aktakuza, ku bëhet fjalë se Shala akuzohet për “ndalim arbitrar”, “trajtim mizor”, “torturë” dhe “vrasje të paligjshme”

Shala është duke e ndjekur seancën përmes video-konferencës.

Mbrojtësi i Pjetër Shalës, avokati Jean-Louis Gillissen, gjatë konferencës së parë mbi ecurinë e çështjes në rastin ku klienti i tij po akuzohet për krime lufte, ka kërkuar që provat në mbështetje të aktakuzës të u vihen në dispozicion sa më shpejtë, maksimumi brenda 30 ditësh pas paraqitjes paraprake të të akuzuarit.Fillimisht, avokati Gillissen ka deklaruar se mbrojtja nuk mund të jep ndonjë informacion lidhur me kohëzgjatjen që parashikojnë për aktivitetet e tyre hetimore.

“Sa i takon pikës së parë, mbrojtja konfirmon se synon që të kryej hetimet e veta, por hë për hë, nuk mund të ju japim dot një informacion sa i takon kohëzgjatjes që parashikojmë për aktivitetet tona hetimore. Mbrojtja nuk është në gjendje të bëj të ditur nëse do të jap njoftim të alibisë apo arsye të tjera për përjashtim të përgjegjësisë penale, por do të qëndrojmë në kontakt me gjykatën e prokurorinë për të dhënë informacion. Kemi ndërmend të bëjmë kategorizimin specifik për këtë çështje në programin Legal Work Flow të gjykatës, jemi dakord me nën kategorizimet e propozuara në Legal Work Flow.”, ka deklaruar avokati.

Sipas tij, një problem i madh është nxjerrja e materialeve në mbështetje të aktakuzës, pasi tha se e kanë marrë propozimin nga prokuroria, por kërkojnë që provat në mbështetje të aktakuzës të u vihen në dispozicion sa më shpejtë, maksimumi brenda 30 ditësh pas paraqitjes paraprake të të akuzuarit.

Komento: