Mbrojtja e Thaçit thotë se në listën e dëshmitarëve të dërguar nga prokuroria ka shkarje

15:57 | 08 Shtator 2022

Avokati i Thaçit thotë se në listën e dëshmitarëve të dërguar nga prokuroria ka shkarje.

Në Gjykatën Speciale në Hagë është duke u bajtur seanca e radhës për ecurinë e procesit të çështjes kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Gregory Kehoe – mbrojtës i Hashim Thaçit, e ka kritikuar prokurorinë për mënyrën se si e ka përpiluar listën e dëshmitarëve, njofton Klan Kosova.

Sipas tij, aty ka shkarje për shkak se kalohet nga dëshmitari 21, tek dëshmitari 23, kështu duke e anashkaluar dëshmitarin 22.

Ai po ashtu e ka kritikuar prokurorinë për vonesën në nxjerrjen e materialeve shfajësuese.

Komento: