Mbrojtja më e dobët e Juventusit që e fiton titullin pas gjashtë dekadash

11:19 | 27 July 2020

Juventus, mbrojtja më e dobët që e fiton titullin pas gjashtë dekadash.

Është traditë që skuadra me mbrojtjen më të mirë ta fitojë titullin në Itali, mirëpo Juventusi është bërë ekipi i parë që nga sezoni 1960/1961 që e merr Scudetton duke pranuar 38 gola.

Ndërkaq, nuk duhet harruar se kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të sezonit 2019/2020, prandaj kjo statistikë mund të përkeqësohet.

Në 36 xhiro të zhvilluara deri më tani, Bianconerët kanë pranuar 38 gola, më shumë se çdo skuadër që e ka fituar titullin në 60 vitet e fundit. Edhe atëherë, kishte qenë piëkrisht Juve nën drejtimin e Carlo Parolas.

Që nga fillimi i dominimit, në sezonin 2011/2012, më së shumti gola Zonja e Vjetër kishte pranuar në sezonin 2018/2019, 30 sosh. Derisa në edicionet 2011/2012 dhe 2015/2016 ka pranuar vetëm nga 20 gola.

Juventusi ka zhvilluar 12 ndeshje pa pranuar në 36 xhiro këtë sezon, ndërsa ka shënuar 75 gola dhe ka arkëtuar 83 pikë deri më tani, nga 26 fitore, pesë barazime dhe pesë humbje.

Komento: