Mbi tremijë hektarë tokë janë mbuluar nga uji në veri të Shqipërisë.
Rreth tremijë e 20 hektarë tokë janë mbuluar nga uji në zonat veriore të Shqipërisë, pas reshjeve të dendura të shiut.
Në Bashkinë e Shkodrës janë përmbytur dy banesa, ndërkaq 155 të tjerave uji ua ka mbuluar oborret.
Edhe tokat bujqësore vijojnë të jenë nën ujë, njofton Tvklan, përcjell Klankosova.tv
Përveç përmbytjeve, në disa pjesë ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike.