Mbulohet nga flakët një fabrikë e mobiljeve në Ferizaj

09:26 | 24 Shtator 2025
Mbulohet nga flakët një fabrikë e mobiljeve në Ferizaj

Një zjarr ka përfshirë një pjesë të prodhimit të një fabrike mobiljesh dje në fshatin Prelez i Jerlive të Ferizajt.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pronari i fabrikës ka njoftuar për incidentin, ndërsa njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes duke arritur ta shuajnë zjarrin.

Nuk është raportuar për persona të lënduar, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.

Komento: