Cristiano Ronaldo do të lirohet nga Manchester United?
Manchester United po kërkon një mënyrë që të ndahet me Cristiano Ronaldon në afatin e janarit.
Portugezi u suspendua nga aktivitetet e ekipit të parë të enjten, pasi ai një ditë më herët refuzoi që të inkuadrohej si zëvendësues në minutën e 87-të në ndeshjen kundër Tottenhamit, transmeton Express.
Erik ten Hag pastaj e mori vendimin për suspendimin e Ronaldos, vendim që u mbështet edhe nga drejtuesit e klubit.
Sipas “iNews”, koha e 37-vjeçarit në “Old Trafford” mund të marrë fund në janar.
Madje, thuhet se nëse përfaqësuesit e pesë herë fituesit të “Topit të Artë” nuk janë në gjendje të gjejnë një klub të ri për të deri në kohën që hapet afati dimëror, klubi mund të konsiderojë lirimin e sulmuesit nga skuadra duke e shkëputur kontratën me të.
Ish-sulmuesi i Real Madridit e Juventusit ishte i lidhur me një largim edhe në verë, por u tha se nuk mori asnjë ofertë të përshtatshme për t’u larguar.
Ndryshe, Cristiano Ronaldo me Manchester Unitedin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.