Aksion i madh i policisë në Gjilan, mbyllen disa lokale të lojërave të fatit.
Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion të gjerë sot në komunën e Gjilanit dhe rrethinë.
Cak i këtij aksioni ishin lokalet në të cilat dyshohej se po zhvillohej veprimtaria e lojërave të fatit.
Aksioni i policisë rezultojë me mbylljen e disa lokaleve si dhe arrestimin e disa personave.
Ky është një nga aksionet me të mëdha të Policisë së Kosovës kundër lojërave të fatit.
Muaj më parë pas miratimit të ligjit për ndalimin e lojërave të fatit policia ndërmori një aksion të gjerë në të gjithë Kosovën në të cilin mbylli mbi 200 lokale të lojërave të fatit.