
Është Drenica surpriza më e bukur e këtij fillim sezoni në Superligën e Kosovës.
Skuadra nga Skënderaj mposhti me rezultatin e thellë 4-0 Feronikelin në javën e 9-të dhe në pritje të ndeshjes së Ballkanit u ngjit përkohësisht në vendin e parë të renditjes me 17 pikë, 1 më shumë se skuadra e Bekim Isufit.
Kreshnik Uka dy herë, braziliani Dennison dhe Zabërgja ishin autorët e golave për Drenicën që regjistroi suksesin e 5-të në 9 takime.
Vazhdon momenti jo për Dritën që e çoi në 4 numrin e ndeshjeve pa fitore teksa barazoi 1-1 në transfertën ndaj Ulpianës.
Simonovksi kaloi në epërsi skuadrën nga Gjilani në pjesën e parë, por në fraksionin e dytë vendasit e Ulpianës barazuan shifrat në 1-1 me Qerimin, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund.