Mbyllën pjesët e para në Ligën e Evropës, rezultate befasuese

21:55 | 18 Prill 2019

Këto janë rezultatet e pjesëve të para në Ligën e Evropës.

Janë mbyllur pjesët e para të katër takimeve çerekfinale në kuadër të garave në Ligën e Evropës.

Në këto katër takime, në 45 minutat e para janë shënuar plotë tetë gola, shkruan lajmi.

Chelsea ka arritur që të sigurojë një epërsi me rezultatin 4:1, duke siguruar kalimin në fazën tjetër, nga përballja me Slavia Prague.

Golat për skuadrën e Chelsea u shënuan nga Pedro Rodriguez (2x), Simon Deli (autogol) dhe Olivier Giroud, kurse për Slavia realizator ishte Tomas Soucek.

Eintracht Frankfurt udhëheq 1:0 në përballjen kundër Benfica, duke rihapur gjithçka deri në fund të takimit.

Filip Kostic ishte ai që tundi rrjetën e portugezëve, kur po luhej minuta e 37’ e këtij takimi.

Arsenal me golin e shënuar në pjesën e parë dhe epërsinë prej 0:1, veçse i ka dhënë fund dilemës së këtij çifti, pasi kishte triumfuar edhe në ndeshjen e parë me rezultatin 2:0.

Ishte sulmuesi francez Alexandre Lacazette ai i cili vendosi fatin e 45 minutave të para në këtë derbi.

Edhe Valencia është ne epërsi me rezultatin 1:0, dhe duke pasur parasysh rezultatin e takimit të parë, ata janë me një këmbë në gjysmëfinale.

Goli në këtë takim erdhi pas vetëm 13 minutave, kur Toni Lato gjeti rrugën e golit.

Komento: