Mbyllen punimet e Samitit të Berlinit

22:01 | 29 April 2019

Kanë përfunduar punimet e Samitit.

Samiti i Berlinit i cili mblodhi liderët e Ballkanit në takim me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez Emanuel Macron, i ka mbyllur punimet.

Përfundimi i darkës së përbashkët, që ishte aktivitetit i fundit i paraparë për sot u shënua me një fotografi të përbashkët.

“Kësaj fotografie të përbashkët duhet t’i japim përmbajtje dhe dinamikë, për të përshpejtuar rrugëtimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Familja evropiane është familja jonë” ka shkruar presidenti Hashim Thaçi në Facebook me ç’rast ka postuar edhe fotografinë.

Para darkës liderët e Ballkanit, ku Kosova u përfaqësua nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, zhvilluan takim me dyer të mbyllura me Macron dhe Merkel.

Temë kryesore e samitit ishte dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë, rinisjen e të cilit po e kërkojnë Merkel dhe Macron por jo edhe çfarëdo marrëveshje.

Tani pritet që udhëheqësit e vendeve të Ballkanit të japin deklarata lidhur me diskutimet në këtë samit.

Komento: