Mbyllen qendrat e votimit, nis numërimi i votave

19:06 | 06 Tetor 2019

Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Tashmë janë mbyllur kutitë e votimit, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po fillon përgatitjet fillestare për numërimin e votave.

Votimi mund të vazhdojë në pak qendra ku në momentin e mbylljes së votimit, brenda qendrave kanë pritur në radhë votues. Në këto raste lejohet votimi derisa të votojnë të gjithë që para orë 19:00 kanë qënë brenda qendrës zgjedhore.

Rezultatet e para zyrtare pritet të dalin rreth orë 21, ndërsa sigurisht nga shtabet e partive politike do të dalin edhe më herët me numra e kalkulime të përpunuara në qendrat e tyre.

Procesi zgjedhor në përgjithësi ka qënë korrekt, me disa raste të izoluara si fotografim vote, votim me asistencë apo edhe tentim për blerje votash.

Përqindja dhe numri zyrtar i votuesve që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar do të kumtohet së shpejti nga ana e KQZ-së.

Komento: