Reshjet e mëdha të borës mbyllin shkollat
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke e kaluar njërin nga dimrat më të ftohtë në historinë e saj.
Në disa shtete amerikane, shkollat u mbyllën dhe deputetët i shtynë të gjitha sesionet, pasi stuhitë e borës dhe akullit goditën verilindjen e SHBA’së.
Mediat amerikane njoftojnë, se në shtetin e Uashingtonit, tre stuhive të dëborës janë regjistruar gjatë shkurtit.
Gjatë janarit dhe shkurtit, në disa pjesë të vendin temperaturat kanë arritur deri në -51 gradë Celsius.