Mbyllen vendvotimet në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, a votuan shqiptarët?

19:35 | 05 May 2019

Arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale.

Deri në ora 18:30 minuta të drejtën e tyre të votës e kanë shfrytëzuar 44.5 për qind e votuesve – kjo nënkupton se është arritur censusi.

Sipas kreut të KSHZ-së, Oliver Derkovski, procesi zgjedhor ishte i rregullt, nuk kishte shkelje të theksuara që do të ndikonin në procesin e zgjedhjeve.

Komunat ku pjesëmarrja është më e madhe duket dukshëm se është në komunat me popullsi maqedonase; Manastir, Vevçan, Gjevgjeli, Demir Hisar, Dojran, Kavadarc, Kriva Palanka

Më pak dalje të votuesve është parë në komunat me popullsi shqiptare; Studeniçan, Strugë, Zhelinë, Gostivar, Likovë, Haracinë, Qendër Zhupë, shkruan Alsat M.

Komento: